8 Февруари 2022 година
Заменикот на претседателот на Владата, задолжен за економски прашања, координација на економските ресори и инвестиции, Фатмир Битиќи, во гостувањето во емисијата „Утрински брифинг“, на електронскиот медиум „Слободна ТВ“, истакна дека зголемувањето на минималната плата на 18.000 денари и донесувањето на системско законско решение, ќе помогне да се намали процентот на вкупниот број на вработени кои имаат минимални плати, но и ќе влијае на континуирано зголемување на минималната плата во идните години.
„Од вкупниот број на работници, во Република Северна Македонија минимална плата земаат околу 13%, додека во ЕУ, тоа се околу 3% од вработените. Ние како држава, како Влада, мора да се бориме да го намалиме овој процент и да тежнееме кон европскиот просек. Треба да потсетиме дека само пред 5 години, минимална беше на 38% од просечна плата, додека денес, со поставување на прагот минималната плата да изнесува 57% од просечна плата, сигурно сме над просекот на сите земји од Западен Балкан, но уште поважно е што работниците добиваат сигурност дека минималните плати ќе продолжат со раст“, подвлече вицепремиерот и додаде дека согласно проекциите на Владата, кои произлегуваат од повеќе макро економски параметри минималната плата во 2026 година би требало да се искачи на околу 22.000 денари.
Вицепремиерот Битиќи нагласи дека за време на седниците на економско-социјалниот совет сите три страни имаа свои предлози во економско-социјалниот дијалог, вчерашното решение е компромис од сите предлози на синдикатите, работодавачите и Владата, од кој ниедна страна не е целосно сраќна, но и целосно незадоволна.
„Моделот кој е понуден, ќе помогне во овој период, и на работодавачите, во услови на енергетска криза, кога имаме тренд на покачување на цените, за полесно да се прилагодат и да го надминат овој период. Минималната плата најчесто се среќаава во микро и малите претријатија, мал дел се средни или големи компании, сепак фокусот останува за поддршка на работникот, а поддршката кон компаниите за исплата на повисока минимална плата е до крајот на 2022 година“, кажа вицепремиерот и додаде дека и во иднина треба да се размислува за креирање достоинствени, праведни и правични решенија за работниците.
„Однесувањето на синдикатите е сосема нормално, како во секое демократско општество, а за нашето општетство е новина. Работодавачите пак си го штитат сопствениот интерес. За жал, имавме претходно Влада во оставка, која не можеше да ги адресира барањата на работниците порано, но ние само за три недели преку дијалог, во присуство на сите засегнати страни, решаваме едно од круцијалните проблеми. Сите круцијални прашања, како прашањето за минимална плата, ќе се решаваат со вклучување на сите засегнати страни и во иднина“, посочи Битиќи.
Вицепремиерот информираше дека денес на Владина седница, целосно ќе биде усогласен текстот на Законот за минимална плата, пришто се осврна на коментарите на опозициските партии и нагласи дека во законското решение ќе бидат опфатени сите аспекти.
“Во членот 8 во предлог Законот веќе е наведено дека сите плати ќе бидат усогласени со минималната плата, ние при носењето на законите се водиме по принципите на праведност и правичност, а спроведувањето ќе биде откако се донесе Законот. Сепак ќе ги потсетам ВМРО-ДПМНЕ ако се доследни до своите изјави, убаво ќе беше уште пред година дена да го изгласаат законот за наставници и стручни соработници, кадешто е дефинирано усогласувањето со минималната плата, но затоа што овој закон е закочен во Собранието токму од нивните пратеници, нашите сограѓани во образованието, стручните соработници не можат да добијат повисоки плати“, се осврна вицепремиерот на дел од деталите кои се предвидени со новото законско решение за минимална плата.
Акцентот на Законот за минимална плата е да се помогне на најранливите категории, изјави вицепремиерот и додаде дека воова година паралелно ќе има покачување на платите во здравството, образованието, правосудството, но во овој случај важни се животите на 80.000 наши граѓани кои се со минимални плати.
„Да се надеваме дека со овој закон ќе покажеме разум сите, и позицијата и опозицијата. Ние како позиција ќе го изгласаме, со потреба да влезе во скратена постапка и уште во сабота да биде донесен. Тие наши сограѓани, имаат право на достоинствен живот. Се надевам на поддршка од сите политички субјекти, како за овој закон така и за други закони за граѓаните“, кажа вицепремиерот Битиќи во емисијата „Утрински брифинг“ на „Слободна ТВ“.
*****
Zëvendëskryeministri Bytyqi për “Brifingun e mëngjesit”- Në fokusin tonë është punëtori, sipas projeksioneve, deri në vitin 2026 paga minimale do të jetë 22.000 denarë vetëm me harmonizim, pa ndërhyrje.
Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, i ftuar në emisionin “Brifingu i mëngjesit” mediumin elektronik “Slobodna TV”, tha se rritja e pagës minimale në 18.000 denarë dhe miratimi i zgjidhjes sistematike ligjore do të ndihmojë në zvogëlimin e përqindjes së numrit të përgjithshëm të punëtorëve që kanë paga minimale, por do të ndikojë edhe në rritjen e vazhdueshme të pagës minimale në vitet në vijim.
“Nga numri i përgjithshëm i punëtorëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, paga minimale është rreth 13%, ndërsa në BE, është rreth 3% e të punësuarve. Ne si shtet, si Qeveri, duhet të luftojmë për ta ulur këtë përqindje dhe të përpiqemi për mesataren evropiane. Kujtojmë se vetëm 5 vite më parë minimumi ishte 38% e pagës mesatare, ndërsa sot, duke vendosur pragun që paga minimale të jetë 57% e pagës mesatare, sigurisht që jemi mbi mesataren e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, por më e rëndësishmja se punëtorët janë të sigurt se paga minimale do të vazhdojë të rritet”, tha zëvendëskryeministri dhe shtoi se sipas parashikimeve të Qeverisë, të cilat dalin nga disa parametra makroekonomikë, paga minimale në vitin 2026 duhet të rritet në rreth 22.000 denarë.
Zëvendëskryeministri Bytyqi theksoi se në seancat e Këshillit Ekonomiko-Social të tri palët kanë pasur propozimet e tyre në dialogun ekonomiko-social, zgjidhja e djeshme është kompromis i të gjitha propozimeve të sindikatave, punëdhënësve dhe Qeverisë, asnjëra palë nuk është plotësisht e kënaqur, por edhe plotësisht e pakënaqur.
“Modeli që ofrohet, do të ndihmojë në këtë periudhë dhe punëdhënësit, në kushtet e krizës energjetike, kur kemi trend të rritjes së çmimeve, të përshtaten më lehtë dhe ta tejkalojnë këtë periudhë. Paga minimale më shpesh haset te ndërmarrjet mikro dhe të vogla, një numër i vogël janë kompanitë e mesme apo të mëdha, por fokusi mbetet në mbështetjen e punëtorit dhe mbështetja që kompanitë të paguajnë një pagë minimale më të lartë është deri në fund të vitit 2022”, tha zëvendëskryeministri, me ç’rast shtoi se në të ardhmen duhet menduar për zgjidhje dinjitoze, të drejta dhe të barabarta për punëtorët.
“Sjellja e sindikatave është krejtësisht normale, si në çdo shoqëri demokratike dhe është një risi për shoqërinë tonë. Nga ana tjetër, punëdhënësit mbrojnë interesat e tyre. Fatkeqësisht, ne kemi pasur një Qeveri të dorëhequr më parë, e cila më parë nuk ka mundur t'i adresojë kërkesat e punëtorëve, por ne për vetëm tre javë përmes dialogut, në prani të të gjitha palëve të interesuara, zgjidhim një nga problemet thelbësore. Të gjitha çështjet vendimtare, siç është çështja e pagës minimale, do të zgjidhen me përfshirjen e të gjitha palëve të interesuara në të ardhmen”, tha Bytyqi.
Zëvendëskryeministri informoi se sot në seancën e Qeverisë do të harmonizohet plotësisht teksti i Ligjit për pagën minimale, duke iu referuar komenteve të partive opozitare dhe theksoi se zgjidhja ligjore do të mbulojë të gjitha aspektet.
“Neni 8 në projektligj tashmë thotë se të gjitha pagat do të harmonizohen me pagën minimale, ne udhëhiqemi nga parimet e drejtësisë dhe paanësisë në miratimin e ligjeve dhe zbatimi do të jetë pas miratimit të ligjit. Megjithatë, do t'ia kujtoj VMRO-DPMNE-së nëse janë konsekuente me deklaratat e tyre, do të ishte mirë që një vit më parë të miratohej ligji për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesionalë, i cili përcakton harmonizimin me pagën minimale, por për shkak se ky ligj është i bllokuar në Parlamenti nga “deputetët e tyre, bashkëqytetarët tanë në arsim, bashkëpunëtorët profesionistë nuk mund të marrin paga më të larta”, iu referua zëvendëskryeministri disa nga detajet e parashikuara nga zgjidhja e re ligjore për pagën minimale.
Theksi i Ligjit për pagën minimale është të ndihmojë kategoritë më të rrezikuara, tha zëvendëskryeministri dhe shtoi se këtë vit do të ketë rritje paralele të pagave në shëndetësi, arsim, drejtësi, por në këtë rast janë të rëndësishëm jetët e 80.000 qytetarëve tanë me paga minimale.
“Të shpresojmë që me këtë ligj të gjithë do të tregojmë arsye, edhe pozita edhe opozita. Do ta votojmë si pozitë, me nevojën që të hyjë në procedurë të shkurtuar dhe të miratohet të shtunën. Bashkëqytetarët tanë kanë të drejtë për një jetë dinjitoze. Shpresoj në mbështetje nga të gjitha subjektet politike, si për këtë ligj ashtu edhe për ligjet tjera për qytetarët”, tha zëvendëskryeministri Bytyqi në emisionin “Brifingu i mëngjesit” në “Slobodna TV”.